Pyetja:
Në namaze a preferohet të ngrihet zëri pak apo krejt heshtas (pëshpëritje)?

Përgjigjja:
Dihet se nga pesë namazet që janë obligative të falen, sabahu, akshami dhe jacia lexohen me zë, ndërsa dreka dhe ikindia pa zë. Kjo është kështu pa marrë parasysh a falemi me xhemat apo vetëm. Prandaj, nëse ju i falni namazet të cilat falen me zë, atëherë edhe nëse jeni vetëm preferohet që t`i falni me zë, qoftë edhe me një zë të ulët, që nuk pengon të tjerët që janë prezent aty. Në anën tjetër, namazet të cilat falen pa zë, falen ashtu edhe nëse faleni vetëm.

Ndërsa në lidhje me namazet sunete dhe nafile, themi se parimisht ato falen pa zë. Por nëse jeni vetëm në dhomë dhe nuk pengoni askënd dhe dëshironi që gjatë faljes ta përsërisni ndonjë sure të mësuar përmendësh apo për ndonjë arsye tjetër, atëherë lejohet të këndoni me zë dhe në këtë nuk ka ndonjë pengesë. Allahu e di më së miri!

Alaudin Abazi