سُبْحانَ رَبِّيَ الْعَظِيمِ.

Subḥãne rabbijel ‘aḍhĩm (tri herë).

(I Dëlirë nga të metat është Zoti im, i Madhërishmi!).[1]

 

سُبْحَانَكَ اللَّهُمَّ رَبَّنَا وَبِحَمْدِكَ اللَّهُمَّ اغْفِرْ لـِي.

Subḥãnekall-llãhumme rabbenã we biḥamdike. All-llãhumeġfir lĩ.

(O Allah, Zoti ynë, Ti je i dëlirë nga të metat. Lartësoj lavdinë Tënde. O Allah, më fal!).[2]

 

سُبُّوُحٌ، قُدُّوسٌ، رَبُّ المَلَائِكَةِ وَالرُّوحِ.

Subbũḥun Ḳuddũsun Rabbul melãiketi werr-rrũḥ.

(I Dëlirë nga të gjitha mangësitë, i Shenjtë, Zot i melekëve dhe i Xhibrilit).[3]

 

اللَّهُمَّ لَكَ رَكَعْتُ، وَبِكَ آمَنْتُ، وَلَكَ أَسْلَمْتُ، خَشَعَ لَكَ سَمْعِي، وَبَصَــــــــرِي، وَمُخِّي، وَعَظْمِي، وَعَصَبِي، وَمَا استَقَلَّتْ بِهِ قَدَمِي.

All-llãhumme leke raka’ëtu we bike ãmentu we leke eslemtu. Ḣashe’a leke sem’ĩ we beṣarĩ we muḣḣi we aḍhmĩ we ‘aṣabĩ, we mã isteḳal-let bihi ḳademĩ.

(O Allah! Ty të jam përulur, Ty të kam besuar, Ty të jam nënshtruar! Të përulur për Ty janë dëgjimi im, shikimi im, truri im, eshtrat e mia dhe gilcat e mia dhe [çdo gjë që mbajnë këmbët e mia]!).[4]

 

سُبْحَانَ ذِي الْجَبَرُوتِ، وَالْمَلَكُوتِ، وَالْكِبْرِيَاءِ، وَالْعَظَمَةِ.

Subḥãne dhil xheberũti wel melekũti wel kibrijãi wel aḍhameh.

(Pa të meta është Ai që nështron robërit e Vet me urdhra dhe ndalesa, që sundon çdo gjë, dhe që është më i Larti e më Madhështori).[5]

 

[1]Katër sunenet dhe Ahmedi (Sahih Tirmidhi).

[2]Buhariu dhe Muslimi.

[3]Muslimi dhe Ebu Davudi. [Emri i Allahut ‘Kuddus – i Shenjtë’ ka kuptimin: i Dëlirë nga gjithçka që nuk i përshtatet madhërisë së Tij].

[4]Muslimi, por pjesën në kllapa e sjell Ibn Huzejme dhe Ibn Hibani.

[5]Ebu Davudi, Nisaiu dhe Ahmedi. Senedi është i mirë.

 

Seid el Kahtani – MBUROJA E MUSLIMANIT – (Dhikri i Kuranit dhe Sunetit)