Është pyetur dijetari i nderuar Salih bin Feuzan bin Abdilah El Feuzan, Allahu e ruajt [13]:

A i lejohet atij që agjëron kaza(ditët e mbetura nga Ramazani i kaluar) ta ndërpresë atë? Po atij që agjëron një ditë nafile (vullnetar)?

Ai u përgjigj: Njeriut i cili e bën nijet dhe e fillon agjërimin kaza nuk i lejohet ta ndërpres atë. Sepse ai kur ta bëjë nijet dhe ta fillojë e ka obligim ta plotësojë atë. Nëse ai hyn në farzin (obligimin) koha për kryerjen e të cilit është e gjerë, atëherë e ka obligim plotësimin e tij, dhe nuk i lejohet ta ndërpres atë. Gjerësia në kohë për kryerjen tij është para se të hyjë në të, nëse hyn (e fillon), atëherë e ka obligim ta plotësojë atë dhe nuk i lejohet ta ndërpres.

Ndërsa, nëse agjëron nafile (vullnetarisht), atëherë i lejohet ta ndërpres atë, sepse nuk obligohet plotësimi i agjërimit nafile, edhe pse është më mirë plotësimi i tij. Ai mund të hajë (ta prish) dhe nuk ka kurrfarë ngushtimi në këtë. Sepse Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) një ditë hyri në shtëpinë e tij dhe kishte qenë duke agjëruar nafile. Aty gjeti një ushqim që iu kishte dhuruar nga dikush dhe hëngri prej tij, duke e ndërprerë kështu agjërimin e tij. Kjo tregon se nuk është obligim plotësimi i agjërimit nafile.

/udhezimi.com/