Dua të jem rob i devotshëm ndaj Allahut!

Pyetje
Pyetja ime është e shkurtër.

Dua të hyj në Xhennet!

Dua të përpiqem të kontrolloj veten time, të mbahem larg nga shejtanët, nga tekat dhe dëshirat e mia. Unë dua të puth dorën e nënës sime çdo ditë, t’i dua vëllezërit e mi dhe dua që besimi im të vazhdoj të rritet. Mbi të gjitha ajo që unë me së shumti dëshiroj te arrij është qe në Ditën e Kijametit Allahu të më thërras: “O robi përkushtuar” , in shaa Allah!

Më tregoni çfarë duhet të bëj, që t’i arrijë këto?

Përgjigje:

Falënderimi i takon Allahut.

Ne i kërkojmë Allahut që t’ju bëj të qëndrueshëm në respektimin e së vërtetës dhe t’i bëj shpresat tuaja të vërteta dhe t’ju bëjë prej atyre që i drejtohen Atij dhe që e dijnë të vërtetën, që e mbrojnë atë dhe i përmbahen Islamit.

Gjërat që përmendni në pyetjen tuaj tregojnë se keni një natyrë të pastër, një dëshirë të madhe për të arritur gjëra të mëdha dhe për t’i dhënë secilit të drejtat që i takojnë. Këto janë shpresa të mëdha që mund të arrihen përmes besimit.

Transmetohet se Sufjan eth-Theuri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) ka thënë: “Besimi nuk është dëshirë ose pretendim përkundrazi është ajo që vendos në zemër dhe vërtetohet me vepra.” Kështu që, ne do të diskutojmë çështjen e besimit, atë se sa e rëndësishme është të bëhesh rob i devotshëm, të kënaqësh dhe të nderosh prindërit dhe të arrish fitoren e Xhenetit.

Kush kërkon të arrij gjëra të mëdha, duhet të qëndrojë natën në kijam (adhurim, namaz nate).

Prandaj el-Fudejl ibn Ijad (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) ka thënë: “ Zemrat e juaja nuk do të mund ta shijojnë kurrë ëmbëlsinë e besimit, derisa nuk i shmangin kënaqësitë e kësaj bote”. Poashtu ka thënë: “Nëse nuk mund të falni namaz natën dhe agjëroni gjatë ditës, atëherë dijeni se jeni të privuar”.

Besimtari i sinqertë ka një zemër si një thëngjill që digjet. Është transmetuar nga Hakimi në librin “el Mustedrak” e tij dhe Taberani në “Mu’xhem-in” e tij me një zinxhir  të vërtetë që Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Besimi zbehet në zemrat tuaja sikur rrobat që zbehen, kështu që kërkoni nga Allahut të ripërtrij besimin në zemrat tuaja”. Zemra e besimtarit ndonjëherë mund të ndjehet e pushtuar nga retë e mëkatit. Kjo na u transmetua nga Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) kur tha: “Nuk ka zemër që nuk ka re, si retë që mbulojnë hënën. Kur reja e mbulon atë, është e errët dhe kur reja lëviz larg, shkëlqen”.

Tregohet nga Taberani në  librin “el Eusat”, dhe klasifikohet si sahih nga Albani. “Zemra e besimtarit nganjëherë është e mbuluar me një re dhe drita e saj fshihet, ajo mbetet e errët dhe e vetmuar. Mirëpo nëse besimtari përpiqet të ngrit besimin e tij dhe kërkon ndihmën e Allahut, ajo re shkon larg dhe drita në zemrën e tij fillon të shkëlqejë përsëri”.

Njëri prej selefëve ka thënë: “Është pjesë e zgjuarsisë që një person të kujdeset për besimin e tij dhe të jetë i vetëdijshëm për atë që ndikon në të. Poashtu të arrij të njoh se si shejtani i pëshpërit atij”.

Kështuqë ai duhet të kthehet në besim dhe të bëj ashtusiç kërkohet, atëherë do të arrij atë që dëshiron.

Ne do t’ju tregojmë për një parim themelor, i cili do t’ju njoftojë kur besimi është i pranishëm dhe kur jo. Imam Ibnul Xheuzi(Allahu qoftë i kënaqur prej tij) ka thënë: “O ju që jeni larguar, o ju që jeni të privuar nga takimi me të dashurit tuaj, nëse doni të dini se si qëndroni para mbretit, atëherë shikoni se si e kaloni kohën tuaj dhe çfarë pune jeni caktuar për të bërë. Sa njerëz qëndrojnë në derën e mbretit, por askush nuk hyn përveç atij që ai dëshiron. Jo çdo zemër është e aftë të afrohet, jo çdo zemër mund të mbushet me dashuri, dhe jo çdo erë është si flladi i mëngjesit.

Nëse një person dëshiron të dijë se si qëndron para Allahut, dhe si qëndron në lidhje me urdhërat dhe ndalesat e Tij, le ta shikojë veten se me çfarë është i preokupuar. Nëse  ai është i zënë duke bërë thirrje në Islam me qëllim që njerëzit të shpëtojnë nga Zjarri, duke u përpjekur të arrijë Xhenetin, të ndihmojë të dobëtin dhe nevojtarin, të nderojë prindërit atëherë le të gëzohet për faktin se është afër Mbretit të mbretërve, sepse Allahu nuk i ndihmon askujt të bëj mirë përveç atyre që Ai i don.

Por, nëse personi është i preokupuar me çështjet e kësaj bote, përfitimet e saj, dhe nuk ka interes për thirrje (në Islam), nuk i pëlqejnë thirrësit dhe nuk bën vepra të mira dhe meret me thashetheme dhe duke bërë shumë pyetje, mirëpo vetëm ndjek tekat dhe dëshirat e tij, atëherë lajmërojeni se ai është larg nga Allahu dhe është privuar nga ajo që do ta afrojë atë në Xhenet, sepse Allahu thotë në Kur’an:

“Kush është që e ka për qëllim vetëm këtë botë, Ne atij që duam i japim në të aq sa duam, e pastaj atij i bëjmë të hyjë në Xhehenem i nënçmuar, i përbuzur. E kush e ka për qëllim botën tjetër, duke qenë ai besimtar, përpiqet për të ashtu si i takon asaj, angazhimi i tyre do të jetë i pranishëm (te Zoti).” (el Isra: 17,19)

Vëllai im, nëse dëshiron të kesh një pozitë të lartë në të gjitha llojet e veprave të mira, të nderosh prindërit, të jesh rob i devotshëm i All-llahut, dhe të fitosh Xhenetin atëherë duhet të ju përmbahesh këtyre këshillave:

– Duhet të ringjallësh besimin në zemrën tënde. Besimi është ai që do t’i sjellë muslimanit gjithçka që kërkon në këtë botë dhe në botën tjetër. Është çelësi i çdo mirësie dhe bllokon dyert e te këqijave.

– Duhet t’i drejtohesh Zotit tënd sinqerisht, siç thotë në transmetim: “Nëse robi im kthehet tek Unë nga brenda dhe së jashtmi, unë do t’i kthej zemrat e robërve të mi tek ai me dashuri dhe mëshirë”. Allahu e ka bërë adhurimin synimin themelor dhe qëllimin më të lartë për njeriun. Siç thotë në ajetin:

“Dhe nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për gjë tjetër përveçse që ata të më adhurojnë.”(edh Dharijat 56)

– Gjithmonë duhet të vendosësh shikimin tënd në shkallët më të larta, le të jetë qëllimi yt fitimi i kënaqsisë se Allahut, dhe të përpiqesh të arrish fitoren e Xhenetit, ose të arrish Firdeusin më të lartë.

– Duhet të ndjekësh shembullin e figurave historike muslimane si: sahabët, tabi’inët dhe gjeneratat e hershme.

– Duhet të shfrytëzosh sa më shumë çdo minutë, çdo moment dhe çdo rrahje të zemrës në atë mënyrë që të ngritesh besimin tënd.

– Duhet të përpiqesh të mbash shoqëri me njerëz të drejtë, sepse i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Njeriu është në fenë e mikut të tij të ngushtë, kështu që secili nga ju le ta shikojë se me kë shoqërohet.”. Miqtë e mirë janë një nga mjetet më të mira për të ndihmuar që t’i bindesh Allahut dhe të shmangesh nga mëkatet dhe gabimet.

– Bërja e shumë veprave të mira të cilat do të të sjellin lumturi në këtë botë dhe në botën tjetër.

– Falja e namazit të natës, duke e bërë dua në kohën pak para agimit. Këmbët e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ënjteshin për shkak të dëshirës së tij për të qenë rob falënderues, edhepse Allahu i kishte falur mëkatet e tij të mëparshme dhe të mëvonshme.

– Të insistosh të lexosh një pjesë të Kur’anit çdo ditë, dhe të bësh dhikër ose të mësosh dituri që ta lehtëson kuptimin e Kur’anit.

– Të përpiqesh të thërrasësh në Islam për hir të Allahut, dhe duke punuar për Islamin sa më shumë që të jetë e mundur.

Nëse dëshiron të arrish statusin e robit të devotshëm për të cilin dëshiron shumë, atëherë bëhu ashtusiç Allahu e urdhëroi Pejgamberët e Tij.

“Thuaj: “Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë  për Allahun, Zotin e botëve.” (el En’am:162)

Të qenurit rob i devotshëm i Allahut do të thotë të shfaqësh përkushtimin ndaj Zotit, gjë që mund të arrihet vetëm duke zbatuar këtë ajet, kështu që ne jemi për Allahun, Zotin e botëve, në të gjitha punët tona. Të jeshë rob i devotshëm i Allahut mund të arrihet plotësisht në këtë mënyrë, ajo mund të  arrihet duke adhuruar Allahun në kuptimin më të plotë të fjalës, që do të thotë të bëjmë jetën dhe vdekjen tonë, dhe të gjitha lëvizjet tona, vetëm për Të. Pra, ne flasim vetëm atë që e don Allahu, ne bëjmë vetëm atë që e don  Allahu, ne e përqëndrojmë qëllimin tonë në këto fjalë dhe vepra vetëm tek Allahu.

Prandaj veprat që shpiejnë në këtë status – të qenurit rob i devotshëm – janë të panumërta dhe mund të marrin shumë forma në të gjitha aspektet e jetës sonë dhe vendet ku jetojmë. Kjo është mirësi e Allahut ndaj nesh dhe ndaj të gjithë njerëzve.

Në fund, i lutemi Allahut që të pranojë veprat e mira nga ne dhe nga ju, dhe të na bashkojë ne dhe ju në mëshirën e Tij me Pejgamberët, të sinqertët, dëshmorët dhe të devotshmit, dhe ata janë shoqëruesit më të mirë.

Përktheu: Dh. Ademi
/www.rizgjimi.com/