Pyetje: Kur e pranon Allahu veprën e robit dhe cilat janë kushtet e veprës për të qenë e mirë dhe e pranuar tek Allahu?
Përgjigje: Me të vërtetë, vepra nuk llogaritet dhe as nuk konsiderohet adhurim, përveç nëse i plotëson dy kushte: plotësimi i dashurisë dhe plotësimi i nënshtrimit. Allahu, subhanehu ue teala, thotë: “E megjithatë, disa njerëz zgjedhin (për të adhuruar) në vend të Allahut (zota) të tjerë, (duke i konsideruar) si të barabartë me Atë dhe duke i dashur siç duhet Allahu. Por ata që besojnë, e duan shumë më tepër Allahun (se sa ç’i duan idhujtarët idhujt e tyre)…” (El-Bekare, 165), gjithashtu Ai, subbanehu ue teala, thotë: “Me të vërtetë, ata që dridhen nga frika e Zotit të tyre” (El-Mu’minun, 57) dhe i ka cekur të dy këta komponentë në fjalën e tij ku thotë: “…Me të vërtetë, ata nxitonin për vepra të mira dhe Na luteshin, me shpresë e frikë dhe ishin të përulur ndaj Nesh.” (El-En- bija, 90)
Nëse kjo dihet, atëherë jep të kuptohet se adhurimi nuk pranohet përveçse prej muslimanit. Allahu, subhanehu ue teala, thotë:
“Dhe Ne do t’u qasemi veprave që kanë bërë ata dhe do t’i shndërrojmë në pluhur e hi.” (El-Furkan, 23)
Në “Sahihun” e Muslimit (214) nga Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me atë, thotë: “I thashë: “O i Dërguar i Allahut, Ibën Xhed’ani ka qenë që në injorancë (para islamit) njeri i mirë, vizitonte farefisin, ushqente meskinin, a i bëjnë dobi gjithë këto vepra? I Derguari i Allahut u përgjigj: Nuk i bën dobi kjo, ai nuk tha asnjëherë, o Zot m’i fal mua gabimet Ditën e Gjykimit” Pra ai nuk besonte në ringjallje dhe veprat nuk i bënte duke shpresuar në takim me Allahun.
Pastaj besimtarit nuk i pranohet adhurimi, përveç nëse i plo- tëson edhe dy kushte kryesore:
I pari: Sinqeriteti i nijetit, pra, vepra të veprohet vetem për Allahun, subhanehu ue teala, e kjo aludon që qëllimi i robit, fjalët dhe veprat e dukshme apo të fshehura të jenë vetëm për hir të Allahut, subhanehu ue teala, jo për dikë tjetër.
I dyti: Vepra e cila veprohet të jetë legjislative, pra, të jetë në pajtim me urdhrat dhe sheriatin e Allahut, subhanehu ue teala, e të mos veprohen me ndonjë ligj tjetër. E gjithë kjo mund të realizohet me pasimin e Pejgamberit, salallahu alejhi ue selem dhe mos- kundërshtimi i urdhrave dhe i mësimeve të tij, gjegjësisht mos shpikje të ndonjë adhurimi apo mënyrë të re në adhurim, që nuk ka ardhur nga Muhamedi, alejhi selam.
Argumenti për këta dy kushte është fjala e Allahut:
“Kështu, kush shpreson takimin me Zotin e vet, le të bëjë vepra të mira dhe të mos i shoqërojë askënd në adhurim Zotit të vet!” (El-Kehf, 110)
Ibën Kethiri, Allahu e mëshiroftë, thotë: “kush shpreson takimin me Zotin e vet”, d.m.th shpërblimin e tij të mirë “le të bëjë vepra të mira”, d.m.th çfarë është në pajtim me sheriatin e fesë “dhe të mos i shoqërojë askënd në adhurim Zotit të vet!” e ajo është njëshmëria e Allahut në adhurim pa i shoqëruar atij askënd. Pra, nëse këto dy shtylla nuk i ka një vepër, nuk pranohet tek Allahu, subhanehu ue teala.
/Shejh Muhamed Salih Et-Munexhid/