Përgjigja:
Nuk ka asgjë të keqe që një grua që është xhunub të gatuajë, të kujdeset për shtëpinë e saj, të kujdeset për fëmijët e saj ose të përmbushë ndonjë nevojë tjetër.

Kjo tregohet nga disa argumente, duke përfshirë sa vijon: 

Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të) se Pejgamberi (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) e ka takuar atë në një nga rrugët e Medinës kur ai ishte xhunub. Ai tha: U ktheva dhe shkova dhe bëra gusl, pastaj erdha. Ai tha: “Ku ishe o Ebu Hurejre?” I thashë: “Unë isha xhunub dhe nuk më pëlqente të ulesha me ju kur nuk isha në gjendje të pastër”. Ai tha: “SubhanAllah, muslimani nuk bëhet i papastër”. (Transmetuar nga Buhariu, 279 dhe Muslimi, 371) 

Ibn Haxheri (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Kjo tregon se lejohet të vonohet marrja e guslit nga koha kur bëhet obligim për herë të parë dhe se i lejohet atij që është xhunub që të bëjë punët e tij të nevojshme.” (Fet-h El-Bari, 1/391) 

Solli në gjuhen shqipe: pergjigje.net

Burimi: Islamqa.info