Pyetja: Në qoftë se prindi ka fëmijë, e disa prej tyre janë të martuar, a mjafton kurbani i prindit për ta edhe pse ata janë të martuar?!

Përgjigja:

Në qoftë se familja jeton në një shtëpi, atëherë ju mjafton një kurban. Kurse, në qoftë së këta fëmijë (të martuar), secili prej tyre jeton në shtëpi të vet, për secilin prej tyre duhet nga një kurban dhe nuk mjafton kurbani i prindit të tyre për ta!

Shejh Ibën Uthejmin, Allahu e mëshiroftë!
| Mexh’mu-ul-Fetawa 25/41 |
Përktheu: B. Gj.