Pyetja

Selam Alejkum, desha të pyes për emër. Dua t’ia vendos djalit emrin Ennar, ose Enar. A janë të lejuara këto emra, pasi Ennar dëgjohet si zjarr, ndërsa Enar si Ndriçim? Mund të më shpjegoni ju lutem sa janë të lejuara?

Përgjigja

Alejkum selam
Ne gjuhën shqipe nuk çon shumë peshë se a është me dy “n”-ja apo me nje “n”. Është e vërtetë se “en-nar” do të thotë zjarrë, ndërsa “en-nur” do të thotë dritë. Më afër kuptimit të fjales “dritë” në shqip do të ishte “Nuri”. Por edhe emri mjaft i përhapur tek shqiptarët “Enver” është shumësi i fjalës “Nuri”, pra enver/envar do të thotë (shumë) drita.
Pra nuk preferoj t’i lihet emri Enar. Më bukur do të tingellonte në shqip “Ndriçim”, përderisa ka kuptim të mirë.
Ndërsa sa për emra myslimanë, pse jo t’i vihet ndonjë emër i sahabëve apo pejgamberëve.
Allahu e di me se miri!

Burimi: pergjigje.net