Pyetje: Si t’i kuptojmë ajetet e pyetjeve ditën e Llogarisë?

Ajeti: “Atë ditë nuk pyetet për gabimin e tij as njerëzit dhe as xhinët” Sure Er-Rahman: 39.
Dhe ajeti: “Pasha Allahun do të pyeteni për atë që trillonit” Sure En-Nahl: 56.

Përgjigja: Për këtë çështje ka tre mendime mes dijetarëve:

1- Katede mendon se për qëllim është momenti kur Allahu ua mbyll gojët njerëzve dhe fillojnë e flasin gjymtyrët.
Pra, janë dy momente të ndryshme në fillim ata pyeten pastaj nuk pyeten më dhe fillojnë e flasin gjymtyrët.

2- Ibn Abasi mendon se ajeti i parë ka për qëllim pyetjen: A e ke bërë këtë, këtë…. për ditur se çfarë ka bërë. Kjo pyetje nuk do te behet sepse Allahu i di shumë mirë se çfarë kanë bërë dhe çdo gjë është regjistruar. Por ata do të pyeten: Pse e ke bërë këtë, këtë …..për të dhënë llogari për çdo punë.
Pra, ata nuk do të pyeten se çfarë ke bërë por do të pyeten pse e ke bërë.

3- Muxhahidi mendon se është për qëllim koha pasi urdhërohet për tu hedhur në zjarr atëherë ata nuk do të pyeten më dhe melaiket i hedhin ata në zjarr një nga një pa i pyetur sepse i njohin nga shenjat dhe fytyrat e tyre.

Pra për qëllim është njëra prej këtyre tre përgjigjeve dhe Allahu e di me se miri.

Dr. ABDULLAH NABOLLI