Marrja borxh me qëllim për mos ta kthyer

Borxhet e njerëzve tek All-llahu janë gjë e madhe. Njeriu ka mundësi të lirohet nga haku i All-llahut me teube-pendim, e nga borxhet e njerëzve nuk mund të lirohet asnjëherë, pos kur vjen Dita në të cilën nuk gjykohet mes njerëzve me pasuri, por me vepra të mira dhe të këqija. All-llahu, subhanehu ve teala, ka thënë:

All-llahu ju urdhëron që t’u jepni amanetin të zotëve të tyre” (En-Nisa: 58)

Nga gjërat e përhapura në shoqëri është edhe marrja borxh. Ka njerëz që nuk marrin borxh për ndonjë nevojë të madhe, por e kanë për qëllim që të zgjerohen më tepër, për ta rregulluar mjetin e transportit apo mobiljet në shtëpi si dhe gjëra të ndryshme që një ditë do të zhduken dhe asgjësohen.

Kryejnë shpesh edhe shitblerje me kiste, kurse llojet e shumta të këtyre shitjeve, nuk mbeten pa qenë të dyshimta apo edhe haram.

Tolerimi për marrje borxh çon në vonimin e kthyerjes së borxheve apo në humbjen e pasurisë së të tjerëve. I Dërgu ari, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, për t’ua tërhequr vërejtjen nga kjo vepër ka thënë: “Kush merr nga pasuria e njerëzve dhe ka për qëllim ta kthejë atë, All-llahu do ta kthejë për të, e kush merr dhe ka për qëllim ta shkatërrojë, All-llahu do ta shkatërrojë atë. “¹

Njërëzit bëjnë tolerime në marrjen e borxhit, e zënë asgjë, por te All-llahu ajo është punë e madhe. Shehidi që ka merita të mëdha, shpërblime të dalluara dhe grada të larta, nuk shpëton nga kthimi i borxhit. Argumenti për këtë është fjala e të Dërguarit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: “Subhanall-llah! Sa rreptë ka folur All-llahu për borxhin. Pasha Atë në dorën e të Gilit është shpirti im, po të vritet ndonjë njeri në rrugë të All- llahut e pastaj të ngjallet, pastaj të vritet e përsëri të ngjallet, pastaj të vritet e përsëri të ngjallet dhe ka borxh, nuk do të hyn në Xhenet derisa t’ë kthehet borxhi.”² A thua vallë, edhe pas kësaj nuk mbushen me mend mendjelehtët që e teprojnë?!

 

Shejh Salih el-Munexhidi

¹Buhari, Fethul-Bari 5/54

² Nesalu, shih El-Muxhteba 7/314. Sahihul-xhami 3594.