Pyetja:
Unë që po ju shkruaj, sapo kisha hyrë në një shtëpi të re. Hyra ditën e xhuma dhe gjithmonë me Bismilah. Pas 6 muajsh më vdiq djali i vetëm. Jam shumë e shokuar. Besoj dhe lexoj Kuranin. Bëj dhiker çdo natë.
Ju lutem, a mund të më bëni një rukje apo nuske në lidhje me besimin te Zoti i Madh?

Përgjigjigja:
Motër e nderuar, fillimisht duhet të kujtojmë faktin se ne jemi në botën e sprovave për të u testuar. Testohemi edhe me mirësi të panumërta për të parë se sa jemi falënderues, sikurse që ndonjëherë testohemi edhe me sprova e vështirësi për të parë sa jemi durues. Ky realitet nuk përjashton askënd, madje as vetë profetët e Allahut. Përkundrazi, ata ishin më të sprovuarit. Mjafton të kujtojmë faktin se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. kishte gjithsej 7 fëmijë: 4 vajza dhe 3 djem. Gjashtë prej tyre i vdiqën gjatë jetës së tij dhe ai përjetoi mërzinë e tyre dhe i varrosi.

Prandaj, motër, të sygjeroj të lexosh Kuranin, veçanërisht kuptimet e tij në gjuhën shqipe, në mënyrë që të forcosh sa më shumë dijen dhe bindjen fetare dhe ta forcosh besimin duke mësuar më tepër për natyrën e jetës tonë dhe qëllimin e ekzistencës sonë.

Po ashtu, të sygjeroj të marrësh librin “Mburoja e Muslimanit”, aty ku ka lutje të ndryshme për të gjitha situatat dhe rrethanat, dhe të shtosh sa më shumë duatë, ngase duaja dhe sadaka evitojnë fatkeqësitë nga jeta e besimtarit.

Ndërsa nuk ka nevojë për rukje. E assesi për nuska apo hajmali të ndryshme të cilat janë vegla të shejtanit ndjellëse të fatkeqësive dhe aspak dobiprurëse. Prej tyre ka vetëm dëm dhe aspak dobi.

Burimi: pergjigje.net