Pyetje: Kam një pyetje: Kur marrim abdes dhe nuk kemi mundësi të heqim shaminë, a lejohet mes’hi mbi shami? Allahu të shpërbleft!

Falënderimi i takon Allahut.
Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të dërguarin e Tij.

▣— Dhënia mes’h kokës është prej shtyllave të abdesit dhe nuk llogaritet abdesi i saktë vetëm se me mes’hun e kokës.

▣ Allahu e ka përmendur këtë në Kuran:
(وامسحوا برؤوسكم)
 “Dhe jepni mes’h kokës (me duar të lagët)” (Maide: 6).

▣—Dhe nuk ka dyshim që origjina është se  mes’hu është mbi kokë dhe jo sipër shamisë.

▣—Ndërsa përsa i përket dhënies mes’h mbi shami, mendimi më i saktë është që lejohet, nëse gruaja e ka të vështirë ta heqë shaminë për t’i dhënë mes’h kokës poshtë shamisë. Ky është mendimi i shejhul- islam Ibn Tejmijeh dhe e mbron këtë mendim edhe Ibn Uthejmijn nga dijetarët bashkëkohore -Allahu i mëshiroftë-.

▣—Dhe ky është mendimi më i saktë, sepse bazohet në hadithin e Bilalit – radiAllahu anhu-,  në cilin thotë:  “Se Profeti -alejhi selam- i dha mes’h mesteve dhe çallmës”. [Trasmetuar nga Muslimi, nr 275].

▣—Dhe nuk ka asnjë ndryshim mes çallmës së burrit dhe shamisë së gruas, përkundrazi ndoshta gruaja mund ta ketë më të nevojshme në disa raste dhënien mes’h shamisë  sidomos kur përreth saj mund të ketl burra dhe ka frikë ta heqë shaminë.

▣—Kështuqë, lejohet dhënia mes’h i kokës mbi shami nëse gruaja e ka të vështirë heqjen e shamisë: qoftë kjo nga frika se mos dikush ia shikon flokët, ose është i ftohtë i madh…., e të tjera arsye që mund të jenë shkak për vështirësinë e heqjes së shamisë.

Allahu e di më së miri!

/AdelinaKucana/