Përgjigje: Ka ardhur nga Profeti -alejhi selam- fjala e tij: “Pishmanllëku është Teube” por kuptimi i hadithit te dijetarët e fesë është se pishmanllëku është kushti kryesor i Teubes sepse ai që nuk bëhet pishman do të thotë se është i kënaqur me veprimin e tij dhe të jesh i kënaqur me veprimin është e kundërta e Teubes.
Sipas dijetarëve Teubja pas pishmanllëkut ka nevojë gjithashtu për braktisjen e plotë të gjynahut sepse duke e vazhduar veprimin nuk mund të jetë Teube. Pastaj, nëse gjynahu i bërë përzihet me një padrejtësi ndaj ndonjë njeriu Teubja sërish nuk është e plotë derisa ti kthehet atij e drejta.
Kështu Teubja përveç pishmanllëkut ka nevojë për braktisje të gjynahut dhe për kthimin e të drejtave të njerëzve, nëse ka të drejta njerëzish që përzihen tek ai gjynah.
Ndoshta për këtë kuptim ndihmon edhe nga fjala e Allahut të madhëruar për birin e Ademit i cili vrau të vëllanë, siç thuhet për të në suren El-Maide: “Atëherë ai u bë prej të pikëlluarve (dmth: u bë pishman)” ndërkohë që Profeti alejhi selam ka thënë për të “Nuk vritet dikush padrejtësisht veçse biri i parë i Ademit ka pjesën e tij të gjynahut” që do të thotë se ai edhe pas pishmanllëkut të tij, mbart gjynahun e tij dhe të tjerëve dhe që do të thotë gjithashtu se ai pishmanllëk nuk ishte Teube.
Hoxhë Dr. Abdullah Nabolli