Pyetje: “Nëse një personi i dalin gazra pa dashje gjatë namazit, a e prish kjo namazin e tij, edhe nëse kjo është shumë pak?”

Përgjigje: “Pa dyshim se kjo e prish namazin. Në qoftë se kjo ndodh gjatë namazit, namazi i tij prishet, ngase kjo është një gjë që e prish abdesin. Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Nëse ndonjëri prej jush ka ndonjë problem me barkun dhe nuk është i sigurt se a ka dalë diçka nga ai apo jo, le të mos dalë nga namazi derisa të dëgjojë ndonjë zë apo të ndjejë ndonjë erë.”

Pra, nëse është i sigurt se ka dal erë apo ndonjë zë (edhe pse nuk është i sigurt a ka dal diçka nga ai apo jo), atëherë del nga namazi, sepse namazi i tij konsiderohet i prishur. Në rast të tillë, është obligim që të merret abdes dhe të falet namazi edhe njëherë nga fillimi.

 

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/3305.mp3
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com