Pyetje: Disa njerëz para se të derdhin ujë të nxehtë, për shembull, thonë: “bismilah” dhe thonë se kanë frikë mos e derdhin mbi xhinët dhe që (xhindët) t’i dëmtojnë. A është kjo e vërtetë?
Përgjigja: Po, kjo është e vërtetë. Nuk duhet të hedhësh asgjë të rëndë apo ujë të nxehtë pa thënë “bismilah”, që xhindët të largohen dhe të mos të lëndojnë. Nëse thua “bismilah”, xhinët largohen dhe të shmanget çdo lëndim. Por nëse nuk thua “bismilah”, mund t’i lëndosh ata, dhe ata do të të pushtojnë e të hakmerren ndaj teje.
Imam Salih bin Feuzan El-Feuzan Burimi: https://www.alfawzan.af.org.sa Përktheu: Valdet Gashi www.perlatmuslimane.com