Pyetje: Një burrë udhëtoi nga një shtet në një tjetër, dhe në shtetin ku udhëtoi ai ka një shtëpi. A duhet ta falë namazin e plotë apo ta shkurtojë?

Përgjigje: A jeton ai, për shembull, dy ose tre muaj në njërin vend dhe dy ose tre muaj në tjetrin?

Pyetësi: Jo, por udhëton për shembull gjatë verës.

Përgjigje: Ai shkon atje gjatë verës? Atëherë nuk e shkurton namazin sepse ai ka dy shtëpi.

Shejh Uthejmini

Nëse dikush zotëron dy vendbanime, në dy qytete të ndryshme, nuk i lejohet të shkurtojë namazin në asnjërin prej tyre, por përfiton nga lehtësimi i udhëtimit duke e shkurtuar namazin gjatë rrugës kur është në udhëtim.


[Fetvatë e komisionit të përhershëm 8/147].