Pyetje:
Cili është vendimi islam për tifozët e klubeve sportive?
Përgjigje:
Falënderimi i takon Allahut, lavdia dhe bekimi i Tij qoftë mbi të Dërguarin, familjen dhe ithtarët e tij:
Muslimani e ka për detyrë të jetë serioz në jetën e tij, të angazhohet me gjënë për shkak të të cilës është krijuar, e që është adhurimi i Allahut, të vetmit Zot. Allahu i Madhërishëm thotë:
“Xhinët dhe njerëzit nuk i kam krijuar për diç tjetër pos Mua që të më adhurojnë” (Dharijat: 56).
Ai e ka për detyrë që të ngrit vetveten nga gjëra të këtilla (tifozllëku), të cilat e dëmtojnë në aspektin fetar dhe atë material, dhe të merret me gjërat që i bëjnë dobi në këtë botë dhe botën tjetër.
Një rregull fetar thekson se:
Gjërat që janë mubah[1], nëse pengojnë në zbatimin e vaxhibit[2] apo çojnë në harame[3], atëherë shndërrohen në harame.
Nga ana tjetër, gjërat që pengojnë në zbatimin e mustehabeve[4] janë mekruh[5].
Kjo do të thotë se: Gjërat që nuk të pengojnë as nga vaxhibi e as nga mustehabi mbeten mubah.
Ai që shikon gjendjen e tifozëve vëren se ata janë të fundosur në përkrahjen e tyre dhe për shkak të kësaj anashkalojnë shumë detyrime fetare. Prej tyre: mosfaljen e namazit me xhemat, vonimin e namazit dhe gjëra të tjera që dihen.
Nëse deri këtu arrin puna, atëherë nuk ka dyshim se ky tifozllëk është i ndaluar.
Shtoja kësaj edhe: varësinë e zemrës, angazhimin e saj, dashurinë dhe urrejtjen për shkak të tij, si dhe miqësinë dhe armiqësinë që bëhen në emër të këtij tifozllëku.
Shejh Abdulkerim Hudajri
Përktheu: Agim Bekiri





