Pyetje:
Në familjen time një vajzë ka qenë në lidhje me një burrë jo-musliman për më shumë se një vit. Tani ajo është shtatzënë në muajin e tetë dhe prindërit e saj e kanë kuptuar së fundmi. Ata duan që ajo t’ia dorëzojë fëmijën atij burri sapo të lindë dhe të bëjë ndërhyrje kirurgjikale për të rikthyer virgjërinë, në mënyrë që askush të mos mësojë për këtë ngjarje. Vajza nuk dëshiron ta bëjë këtë. Burri ka thënë se do të bëhet musliman dhe të mësojë fenë. Çfarë duhet të bëjnë?
Përgjigje:
Falënderimet i takojnë Allahut, Zotit të botëve. Dëshmojmë se askush nuk meriton të adhurohet përveç Tij, dhe se Muhamedi ﷺ është robi dhe i Dërguari i Tij.
Ajo që ka ndodhur tregon rrezikun e madh të marrëdhënieve të palejuara mes mashkullit dhe femres, të cilat janë rrugë që i hapen shejtanit dhe shpien në amoralitet. Allahu i Plotfuqishëm thotë:
“O ju që besuat, mos shkoni gjurmëve të djallit, pse kush ndjek gjurmët e djallit ai urdhëron për të shëmtuara e të irituara,.” [En-Nur, 24:21].
Kjo vajzë duhet të pendohet sinqerisht para Allahut dhe ta ndërpresë çdo marrëdhënie me këtë burrë.
Sa i përket fëmijës, ai nuk i atribuohet këtij burri, pasi ai është fryt i një marrëdhënieje jashtë martese. Fëmija i takon nënës dhe ajo është përgjegjëse për të. Nuk është e lejueshme që ajo t’ia dorëzojë fëmijën një burri jo-muslim.
Gjithashtu, nuk është e lejueshme që ajo të bëjë ndërhyrje kirurgjike për të rikthyer virgjërinë, nëse ajo është humbur për shkak të imoralitetit, sepse kjo mund të çojë në inkurajim të mëkateve, përfshin zbulimin e pjesëve intime të trupit dhe shkelje të tjera fetare.
Nëse ky burrë pranon Islamin me sinqeritet, fillon të ndjekë urdhrat e Allahut, dhe vajza gjithashtu pendohet sinqerisht, atëherë nuk ka pengesë që ata të martohen.
Allahu e di më së miri.
Burimi: https://www.islamweb.net/
Solli ne gjuhen shqipe: pergjigje.net



