A lejohet të thuhet:”Sikur ta kisha bërë këtë dhe atë”?
Dijetarët këtë shprehje e ndajnë në tre kategori:
1. Nëse kjo shprehje përdoret për të treguar një gjë reale, si psh: sikur të vishe dje, do të gjeje këtë person. Kjo formë lejohet.
2. Nëse përdoret për të shprehur dëshirën tënde për një gjë, si psh. Sikur të kisha para do të jepja Sadaka dhe do të bëja këtë dhe atë.
Edhe kjo lejohet.
3. Nëse përdoret për të treguar mërzinë për një gjë që të ka ndodhur apo të ka ikur ndonjë mundësi, ose për të treguar mospajtimin tënd me caktimin e Zotit, si psh. Ah sikur mos të shkoja atje nuk do më ndodhte kjo gjë.
Kjo formë është e ndaluar dhe për këtë formë flet hadithi ku Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë:”.. Vërtetë shprehja” Sikur hap dyert e shejtanit”.
Allahu e din më së miri.
Mr. Xheladin Leka




