I nderuari hoxhë, Paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi ju!
Mjekët, pasi që kishin kontrolluar një grua, kishin parë se ajo ishte e dobët. E kishin këshilluar që ta ndante fëmijën prej gjirit, në mënyrë që të fillojë të shërohet, sepse shërimi mund të ndikojë edhe tek fëmija, të cilin e ka në gji. Burri i saj nuk e kishte lejuar të shërohej dhe kishte refuzuar kategorikisht që t’ia ndërpresë gjidhënien fëmijës.
Pyetja është: A i obligohet gruas ta respektojë burrin në këtë gjendje? A mund ta fillojë mjekimin pa lejen dhe dijen e tij? Përdorimi i barnave qetësuese a është i lejuar në Islam?
PËRGJIGJA: Falënderimi i takon Allahut, ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Muhamedin, alejhi selam, më pas:
Për t’iu përgjigjur pyetjes së dytë, patjetër duhet t’i përgjigjemi të parës.
Vëlla, dije se gjidhënia është e drejtë dhe jo obligim i gruas. Atë nuk e bën gruaja, vetëm nëse nuk ka kush e bën për të, kështu që në këto raste i bëhet e obligueshme.
Argument se gjidhënia është e drejtë dhe jo obligim merren ajetet:
- “Nënat, ato që duan ta plotësojnë gjidhënien, janë të obliguara t’u japin gji fëmijëve të vet dy vjet të plota…” (Bekare 233), dhe
- “Ato (gratë e lëshuara), sipas mundësisë suaj i vendosni në ndonjë vend ku banoni ju, e mos i ngushtoni ato për t’i detyruar (të dalin). Në qoftë se ato janë shtatzëna, atëherë furnizoni ato derisa ta heqin barrën e tyre, e nëse ato u japin gji fëmijëve tuaj, atëherë jepnu atyre shpërblimin që u takon dhe keni mirëkuptim në mes jush ashtu si duhet, e në qoftë se hasni në vështirësi ndër vete, atëherë le të kërkojnë për të gjidhënëse tjetër” (Talak 6).
Bazuar në këtë, burrit nuk i lejohet ta detyrojë gruan për gjidhënie fëmijës së saj. Gruaja, nëse nuk e respekton burrin në këtë rast, nuk ka bërë mëkat, sepse respekti bëhet në çështje të mira. Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: “ÅäãÇ ÇáØÇÚÉ Ýí ÇáãÚÑæÝ Respekti është i kufizuar vetëm në gjëra të mira.” (Muslimi 3/1469)
Ndërsa sa i përket pyetjes së dytë, pra përdorimit të barnave qetësuese, Xhabir Bin Abdil-lahi transmeton se Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: “Për çdo sëmundje ka shërim. Nëse bari përputhet me sëmundjen – me lejen e Allahut – shëron.” (Muslimi 2204)
I sëmuri duhet të bëjë durim gjatë sëmundjes, të mundohet për shërim derisa ta shërojë Allahu, subhanehu ve teala, dhe t’iu referohet barnave përkatëse dhe mjekëve përkatës. Nëse mjekët besnikë pohojnë se shërimi me barna të tilla është i domosdoshëm, atëherë nuk ka diçka të keqe në përdorimin e tyre derisa të vërtetohet se përdorimi i tyre shkakton dëme tek pacienti.
Barnat qetësuese, nëse përdoren sipas këshillave mjekësore, zakonisht nuk e dëmtojnë pacientin, përveç nëse përdoren pa diagnozën e mjekut, atëherë në këto raste dëmet janë prezente dhe ndalohet përdorimi i tyre.
Allahu e di më së miri!
Dr. Muslim Muhamed Xhevdet El Jusuf http://www.saaid.net
Përshtati në shqip: Sedat Gani Islami




