Pyetje: Në jetën e përditshme na ndodh të dëgjojmë nga disa shokë apo në TV nga udhëheqësit e programeve televizive, kur e duan shumë një gjë, të thonë: “e adhuroj”.
A është me vend kjo shprehje apo e gabuar?

Përgjigje:
Në emër të Allahut të vetmit që duhet të adhurohet.

Shprehja “adhuroj” d.m.th: e quaj dhe e nderoj dikë a diçka si perëndi, i përulem e i falem duke e njohur si hyjni me fuqi të mbinatyrshme.

Sipas këtij kuptimi besimtari musliman nuk bën ta shprehë këtë fjalë, përpos për Allahun, se për ndryshe bën mëkatin më të madh dhe padrejtësinë më të madhe ndaj Krijuesit të tij, Allahut të Lartmadhëruar.

Adhurimi i takon vetëm Allahut dhe vetëm ndaj Atij duhet të kemi dashuri dhe nderim pa masë.

Ndaj të gjithëve tjerëve, përpos Allahut, nderimet, dashurinë duhet t’i kemi me masë.

Përgjigjet: Hoxhë Ali Shaban Tanusha