Pyetje:
Nëse e vizitoj varrin e Muhamedit (alejhi selatu ue selam) dhe them tek varri: “O i Dërguar i Allahut, lute Allahun për mua”, a llogaritet Pejgamberi (alejhi selatu ue selam) si të vdekurit e tjerë apo jo?
Përgjigje:
Nga i vdekuri nuk lejohet të kërkohet asgjë, qoftë Pejgamberi (alejhi selatu ue selam) apo dikush tjetër.
Gjithashtu, nuk lejohet të kërkojmë nga të vdekurit të bëjnë dua ata për ne, qoftë i vdekuri Pejgamber apo dikush tjetër.
Kur ta viziton varrin e Pejgamberit (alejhi selatu ue selam)ﷺ, i jep selam Pejgamberit dhe nuk kërkon asgjë nga ai qoftë dua apo diçka tjetër.
Shejh Dr. Salih bin Feuzan el-Feuzan – Allahu e ruajtë
Nga arabishtja: Suad B. Shabani




