A ka ndonjë problem nëse gjatë abdesit e fusim ujin në hundë me dorën e majtë, pasi me dorën e djathtë na bie pak më vështirë?

Falënderimi i takon Allahut, paqja dhe bekimet qofshin mbi të Dërguarin e Tij, familjen dhe shokët e tij.

Përdorimi i dorës së majtë për të futur ujin në hundë (istinshak) nuk është i preferuar, përkundrazi mustehab e preferuar është që të bëhet me dorën e djathtë.
Ndërsa nxjerrja e ujit nga hunda (istinthar) bëhet me dorën e majtë.

Fjalët e dijetarëve

Ibnu Kudameel-Mughni thotë:

“Është e preferueshme të bëhet shpërlarja e gojës dhe futja e ujit në hundë me dorën e djathtë, pastaj nxjerrja e ujit nga hunda me dorën e majtë.
Kjo është transmetuar nga Uthmani, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se ai morri abdes, duke la duart tri herë, mori ujë me dorën e djathtë, e ngriti tek fyti, bëri shpërlarje të gojës dhe futi ujë në hundë me një grusht, ndërsa nxorri ujin nga hunda me dorën e majtë. Këtë e bëri tre herë.”

Po ashtu el-KasaniBeda’i’u-Sana’i’ thotë:

“Dhe shpërlarja e gojës dhe futja e ujit në hundë duhet të bëhet me dorën e djathtë.
Megjithatë ka disa dijetarët që kanë thënë se shpërlarja e gojës bëhet me të djathtën ndërsa hunda me të majtën, sepse goja është e pastër ndërsa hunda është më e papastër, dhe e djathta përdoret për gjërat e pastra ndërsa e majta për gjërat më pak të pastra.”

Rrjedhimisht pra, nëse për ndonjë nevojë apo arsye të caktuar përdor dorën e majtë për futjen e ujit në hundë, kjo nuk përbën mëkat, pasi këtu bëhet fjalë për një veprim të preferuar.

Vallahu teala a’lem.

Burimi: pergjigje.net