Cilësitë që kërkohen tek një muezin janë:
- Të jetë mashkull dhe mysliman.
- Të jetë i arsyeshëm (mentalisht i shëndoshë).
- T’i njohë mirë kohët e namazit.
- Të jetë i drejtë, i devotshëm dhe i sinqertë.
- Preferohet të ketë zë të bukur.
Nëse xhamia nuk ka një muezin me rrogë, kushdo prej xhematit mund të bëjë muezinllëk pasi të hyjë koha e namazit.
Por nëse xhamia ka një muezin që paguhet, atëherë askush tjetër nuk duhet të bëjë muezinllëk pa lejen e tij.
Akademia Egjiptiane për Fetva




