Pyetje: A mundem unë të fry ujë, roba e gjëra tjera, siç fryn dikush, a mund të jetë si rukje dhe a lejohet, po ashtu dhe cilët sure duhet ti thuash per të fryr gjërat që lartpërmenda ?

Përgjigje: 

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botërave. Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin e Tij.

Së pari: Rukje sipas legjitimitet fetar konsiston në leximin e disa ajeteve Kuranore dhe haditheve, të cilat lexohen për ruajtjen e vetes nga çdo e keqe dhe gjithashtu edhe për shërimin e të sëmurëve. kjo gjë është e lejuar dhe është transmetuar nga Profeti Muhamed, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe e kanë pasuar edhe shokët e tij në këtë çështje.

Së dyti: Origjina e rukjes është që vetë personi (edhe i sëmuri) t’i lexojë, ose ia lexon dikush tjetër, duke i fryrë (fryrje e shoqëruar me stërkala të lehta pështyme).
Është transmetuar se Profeti bashkonte shuplakat e dorës dhe lexonte duke fryer në to:
Suren IHLAS
Suren FELEK
Suren NAS
e pastaj e fërkonte trupin me to aq sa të mundte.

Së treti: Të bësh rukje nuk do të thotë domosdoshmërisht të shkosh tek ai që bën rukje, por e bën edhe vetë. Rukja nuk është aspak e vështirë ajo mund të përbëhet nga surja Fatiha dhe dy suret e fundit të Kuranit, ajeti Kursij dhe mund të shtosh edhe dy ajetet e fundit të sures Bekare. Besoj se nuk ka asnjë musliman që nuk e din suren Fatiha dhe tre suret e fundit, me të cilat mund të mjaftohet leximi i tyre; nëse e di edhe ajetin Kursij e lexon edhe atë.  Është mirë që suret Ihlas, Felek dhe Nas t’i përsëritësh nga tre herë.

Sē kartëti: Mund t’i lexosh këto ajete dhe rukje në një enë me ujë duke e shoqëruar me fryerje (siç e thamë më lart), e më pas të pish nga ky ujë dhe mund të lash trupin me të; këtë e kanë vepruar disa prej selefëve dhe e kanë lejuar dijetarë të njohur bashkëkohor, si psh Bin Baz – Allahu e mëshiroftë-.
Ndërsa të frysh në rroba dhe gjëra të tjera nuk kemi argument për këtë dhe nuk nuk praktikohet një gjë e tillë.

Së fundi: Rukja konsiderohet thjesht si shkak, ndërsa Mbrojtësi dhe Shëruesi është vetëm Allahu, i Cili ka fuqi për çdo gjë, në dorën e Tij është sëmundja dhe shërimi, çdo gjë ndodh me Caktimin dhe Krijimin e Tij. Është saktësuar se Profeti, salallahu alejhi ue selem, ka thënë:
“Allahu nuk ka dërguar ndonjë sëmundje, pa dërguar edhe shërimin e saj, dikush nga njerëzit e di atë dhe dikush tjetër nuk e di.”

Allahu e di më së miri!

/Dr. Adelina Kuçana/