Pyetje:

Cili është kriteri për (mos)zgjatjen e namazit, pasi disa njerëz ankohen për këtë?

Përgjigja:

Ibn Bazi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Kriteri është shumica dhe të dobëtit.

​Nëse shumica e njerëzve dëshirojnë pak më shumë zgjatje dhe në mesin e tyre nuk ka të dobët, të sëmurë apo të moshuar që duhet marrë parasysh, atëherë nuk ka problem në këtë.

​Por nëse në mesin e tyre ka të dobët, të sëmurë apo të moshuar, atëherë imami duhet të kujdeset për interesin e tyre.

(Mexhmu’ul-Fetava [11/337])
Përktheu nga arabishtja: Agim Bekiri