Pyetja:

Kam hyrë në spital për shërim të syrit sepse kisha për të operuar syrin, dhe pastaj nuk munda të gjej dhé për tejemum, kështu që mora abdes por nuk e lava syrin. Cili është vendimi për këtë?

Përgjigja: 

Namazi është i saktë sepse ka arsye, meqë nuk ka pasur dhé, si dhe ka qenësore e pamundur larja e syrit.

Por, nëse ka mundësi, e fshin/prek (vendin e) plagës dhe fashën që gjendet mbi të gjatë larjes së gjymtyrës, kjo do të kishte mjaftuar në vend të tejemumit; përndryshe, nëse është e pamundur nga frika se uji të dëmton (syrin), atëherë tejemumi është obligim nëse ka dhé.

 

 

Shejh Bin Bazi Mexhmu’ul Fetava (29/100)
Përktheu: Hoxhë Zejd Haziri