Kur të ngrihem për syfyr, a mund të fal ndonjë rekat përderisa nuk ka hyrë koha e sabahut?

Përgjigjja:

  • Lejimi i namazit: Po, mundesh të falësh edhe nëse vitrin e ke falur me teravitë pas jacisë, por ama në këtë rast do falësh çift.
  • Rregulli i rekateve: Përderisa vitri është falur një herë, atëherë do falësh me rekate çift.
  • Praktika e sahabëve: Dhe kjo, siç bënin shumë prej sahabëve, si mes tyre Ebu Bekri, po ashtu Ebu Hurejra e të tjerë, thonin që ne e falnim vitrin para se të flemë, dhe nëse zgjoheshim pastaj nga fundi i natës, shtonim rekate çift deri në ardhjen e namazit të sabahut.

/Hoxhë Dr. Abdullah Nabolli/