Pyetje: A ka dallim në shpërblim, agjërimi në dimër me atë në verë?
Shejkh Feuzan: Pa dyshim që për agjërimin ka shpërblim, qoftë ai në dimër apo në verë, nëse agjëruesi ka nijet të saktë dhe të sinqertë për hir të Allahut – Ngadhënjyesit, të Lartësuarit.
Porse, nëse ai ndjen vështirësi gjatë agjërimit, prej etjes, apo urisë, apo si shkak i të nxehtit të madh (gjatë verës), atëherë me të vërtetë që shpërblimi do të jetë më i madh, sepse ai po bën durim në këtë adhurim, si dhe po bën durim ndaj vështirësive, e si pasojë shpërblimi është më i madh.
/Shejh Feuzani/
🖥 Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=JXPaiRc93D4
Përktheu: Bilal Bilali




