Pyetja: Isha duke pastruar gojën gjatë agjërimit dhe më provokoi të vjellë dhe volla. A më është prishur agjërimi?

Përgjigjja: Profeti (salallahu alejhi ue selem) e ka përmendur çështjen e të vjellave në lidhje me agjërimin dhe ka thënë:

​”Atë që e zë e vjella, nuk kërkohet prej tij zëvendësimi i ditës. Ndërsa ai që e provokon qëllimisht të vjellën dhe e kërkon vetë atë, atëherë kërkohet prej tij zëvendësimi i ditës.”

 

​Fakti që ke qenë duke e pastruar gojën dhe kjo pastaj të ka provokuar të vjellën, kjo do të thotë se ti nuk e ke pasur qëllimin për të vjellë, pra nuk e ke provokuar vetë qëllimisht këtë gjë dhe atëherë futesh te rasti i parë dhe nuk kërkohet prej teje zëvendësimi i ditës, por të vazhdosh (agjërimin).

/Hoxhë Dr Abdullah Nabolli/