Pyetja: Cili është dallimi mes namazit të teravive që falet pas namazit të jacisë dhe namazit të natës (ar. salatul kijam) që falet në fund të natës gjatë Ramazanit?

Përgjigjja: Nuk ka dallim mes tyre. Namazi i teravive mund të falet në fillim të natës ose në fund të natës. Mirëpo njerëzit, në dhjetë netët e fundit të Ramazanit, dëshirojnë ta gjallërojnë natën duke ndjekur shembullin e të Dërguarit të Allahut (sal-lallahu alejhi ue selem), sepse ai në dhjetë netët e fundit e gjallëronte tërë natën me adhurim.

Për këtë arsye, ata e kanë vendosur namazin e natës (më të gjatin) në fund të natës, ndërsa namazin më të shkurtër, të cilin e quajnë teravi, në fillim të natës. Dhe kjo është e lejuar.

 

www.binothaimeen.net
Shejh Uthejmini
Përktheu: Hoxhë Burim Koçinaj