Pyetje: A lejohet kur je xhunub me bërë punë dhe kur gatuan, a është e vërtetë se nuk ka bereqet?
Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve.
Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij.
Ue alejkum selam!
Lejohet që kur je xhunub të bësh punë, të gatuash dhe nuk ka asnjë ndalesë që në gjendje xhunubi të lash, të pastrosh, të gatuash, etj.
Ajo që pretendohet nga njerëzit se, nëse gruaja gatuan (në këtë gjendje), nuk ka bereqet në atë ushqim, këto janë gënjeshtra që nuk kanë asnjë bazë në fe.
/Përgjigje nga Dr. Adelina Kuçana/




