Një pyetje kureshtare që na vjen në mendje:
Përse e përsërisim leximin e Sures El-Kehf çdo javë?
Përgjigjja është se: Kjo sure nuk është thjesht një “pjesë leximi” javor (uird)… por kjo sure është laborator edukativ hyjnor, që paraqet katër sprovat më të mëdha me të cilat përballet njeriu në çdo kohë, duke sjellë “ilaçin e duhur” i cili i ruan balancimin e shpirtit dhe zhvillimin e mendjes.
💦Kjo sure zbërthen “iluzionin e fasadës”…për të ndërtuar tek ne urtësinë e asaj që fshihet brenda.
🔰Të shikojmë së bashku këtë sistem hyjnor të mrekullueshëm:
➡️1. Sprova e qëndrueshmërisë në parim.
🔆Kur realiteti ngushtohet… dhe zgjerohet kujdesi hyjnor. Surja fillon me të rinjtë që besuan Zotin e tyre në një mjedis që e refuzonin një gjë të tillë..
Ata kishin vetëm dy rrugë:
➖ose kompromis me të kotën
➖ose qëndrueshmëri në të vërtetën.
Ata zgjodhën fenë… dhe Allahu tha:
﴿فَأْوُوا إِلَى الْكَهْفِ يَنشُرْ لَكُمْ رَبُّكُم مِّن رَّحْمَتِهِ﴾
“….atëherë strehohuni në shpellë, e Zoti juaj ju dhuron nga mëshira e Tij …” (Kehf/16)
Domethënë se:
👉 ngushtësia e vendit nuk do të thotë ngushtësi e jetës
👉 kush është i sinqertë me Allahun, Allahu i hap rrugë nga ku nuk e pret
🔅Liria e vërtetë nuk matet në sa gjerësi jeton por sa nën kujdesin e Allahut je.
➡️2. Sprova e pasurisë dhe rehatisë, pasi mashtrohet njeriu me qëndrim të gjatë në këtë dynja.
🔆Pastaj surja sjell shembullin e atij njeriut të cilit i ishte dhënë begati nga më të ndryshmet… dhe mendoi se kjo do të zgjasë përgjithmonë:
﴿…….مَا أَظُنُّ أَن تَبِيدَ هَٰذِهِ أَبَدًا﴾
“…”Unë nuk mendoj se zhduket kjo kurrë!” (el-Kehf/35)
🔹Këtu duket sprova e lidhjes me dynjanë dhe mburrja me të.. ku menjëherë vjen udhëzimi në fjalët e shokut të tij duke i thënë:
﴿وَلَوْلَا إِذْ دَخَلْتَ جَنَّتَكَ قُلْتَ مَا شَاءَ اللَّهُ لَا قُوَّةَ إِلَّا بِاللَّهِ ۚ ﴾
“Sikur të thoshe kur u fute në kopshtin tënd: “Ma shae All llah, la kuwete il-la bil-lah”
Sepse…
👉 pasuria është mirësi, por jo garanci
👉 qëndrueshmëria i takon vetëm Allahut
👉 shpëtimi është falënderimi dhe kthimi i meritës tek Allahu-Teala-.
➡️3. Sprova e dijes dhe kuptimit, kur mendja qëndron tek kufiri i saj.
🔆Në historinë e Musait me robin e devotshëm (Hidrin), ndodhin gjëra që duken të gabuara në sipërfaqe.
Musai kundërshton sipas dijes që kishte.
Por në fund i tregon se pas tyre fshiheshin urtësi të mëdha të cilat nuk i kuptove atëherë…
﴿إِنَّكَ لَن تَسْتَطِيعَ مَعِيَ صَبْرًا﴾
“”Ti nuk do të mund të kesh durim me mua?”
Domethënë se:
👉 dija njerëzore është e kufizuar
👉 jo çdo gjë që nuk e kupton tani është gabim.
👉 disa urtësi zbulohen vetëm me kohën.
➡️4. Sprova e pushtetit dhe forcës mes mizorisë dhe drejtësisë.
🔰Sureja mbyllet me historinë e Dhul-Karnejnit…
💥Një njeri të cilit iu dha fuqi dhe mëkëmbje në tokë dhe ai nuk i përdori këto për arrogancë… por për drejtësi dhe dobi.
Tha:
﴿مَا مَكَّنِّي فِيهِ رَبِّي خَيْرٌ﴾
“…Ai (Dhulkarnejni) tha: “Atë që mua ma mundësoi Zoti im është shumë më i mirë…” (el-Kehf/95)
Kështu mirësinë ia atriboi Allahut, dhe fuqinë e forcën e tij e përdori në dobi të njerëzve dhe mbrojtjen e tyre.
dhe këtu del në pah se:
👉 fuqia është sprovë
👉 sukses është ta përdorësh me modesti dhe drejtësi
👉 jo me mendjemadhësi
🔰Së fundmi themi se:
🖇Sureja El-Kehf e vendos njeriun para disa të vërtetave të pandryshueshme:
➖Qëndrueshmëria kërkon sakrificë.
➖Mirësia kërkon falënderim
➖Dija kërkon përulësi
➖Fuqia kërkon drejtësi
💌Kush e lexon këtë sure me meditim…kupton se ajo që shihet nuk është gjithçka.
Dhe se udhëzimi i vërtetë është:
👉 t’i shohësh gjërat me dritën e Allahut…
➖jo vetëm me çka të shikon syri…
➖as vetëm me çka gjykon arsyeja e shëndoshë.
✍🏻د. عبد الكريم بكار
#përkthim
https://t.me/+h_ofHzmfVVdkYzE8




