Pyetja: Kam dhënë mes’h mbi meste dhe kam falur namazin. Pak kohë pas kryerjes së namazit, u kujtova se afati i fshirjes mbi mestet kishte përfunduar. A duhet ta përsëris namazin?
Përgjigjja: Po, namazin e falur pas përfundimit të afatit të mesteve duhet ta përsërisësh, ashtu siç përsëritet namazi i falur në gjendje papastërtie (pra pa abdes) nga harresa.
✍🏻 Shejkh Abdul-Aziz bin Baz – Allahu e mëshiroftë
Burimi: https://binbaz.org.sa/fatwas/4072/حكم-المسح-على-الخفين-بعد-انتهاء-المدة-ناسيا
Përktheu: Bilal Bilali




