Dhulhixhja
• Në dhjetëditëshin (e parë) të dhulhixhes:
-Allahu i foli Musait
– E përsosi fenë
– U betua në to
– Adhurimi që bëhet në këto ditë është më i mirë se në ditët tjera, e në veçanti tekbiri, thënia: Allahu ekber dhe agjërimi
– Dita e Arafatit është dita më e mirë e vitit.
• Dhjetë ditët e dhulhixhes janë ditët më me vlerë të vitit, ndërsa dhjetë netët e fundit të ramazanit janë netët më me vlerë të vitit. Kësisoj, atij që iu është dhënë sukses të bëjë ibadet në dhjetëditëshin e parë (të dhulhixhes) dhe dhjetënetëshin e dytë (të muajit ramazan), është vërtet i suksesshëm.
• Muajt e shenjtë janë Dhul Kadeja, Dhul Hixheja, Muharremi dhe Rexhebi; e keqja (gjynahu) dhe e mira (adhurimi) në ta janë më të mëdha sesa në muajt tjerë, (bazuar në fjalën e Allahut):
“Prandaj, mos i bëni vetes dëm, duke shkelur këta muaj!” (Et Teubeh, 36)
E, nëse e keqja në këta muaj është e madhe, atëherë e mira është edhe më e madhe.
• Çdo adhurim me vlerë, në dhjetë ditët e Dhul Hixhes është edhe më me vlerë, xhumaja është ditë e vlefshme, e kjo në këto dhjetë ditë është edhe më e vlefshme, ndërkaq, vlera e një vepre shtohet edhe më tepër për shkak të bashkërendimit të disa vlerave mes vete.
• Prej mëshirës së Allahut është se kur dhjetë ditët e dhulhixhes i bëri ditët më të mira, e favorizoi (dhikrin – përmendjen e Tij) në to, për shkak se është i lehtë, në mënyrë që çdokush që dëshiron, ta arrijë shpërblimin, e nuk privohet prej tij askush, përveç se ata që e meritojnë privimin.
Shejh Abdulaziz Et-Tarifi
🖇 https://t.me/ShejhTarifi
❤️ Shpërndaje me të tjerët!




