Pyetje: Hadithi thotë:

“Uji i zemzemit është për çdo gjë që synohet me pirjen e tij.”

Transmeton Ahmedi (14849) dhe Ibn Maxheh (3062). Hadithi është autentik sipas imam Albanit në “Sahih El-Xhami (5502)”.

A është ky hadith i përgjithshëm, apo kufizohet me pirjen e ujit të zemzemit tek burimi i tij? A duhet që personi të lutet pranë zemzemit, apo mund ta marrë ujin me vete?

Përgjigje: E kuptoj që do të thotë se duhet qenë i pranishëm në vend. Domethënë, personi që udhëton për në xhaminë e shenjtë për pelegrinazh ose umre. Atje ka ndodhur kjo ngjarje. Që dikush të transportojë ujë për ty dhe ti të pish rehat dhe të ke ndërmend që Allahu të japë dije ose të shërojë, në fakt nuk mendoj se hadithi ka një kuptim kaq të gjerë. A mund të krahasohet një person që udhëton për në xhaminë e shenjtë për pelegrinazh ose umre, qëndron në vend, pi dhe i lutet Allahut -tebarak ue te ala- me një person që nuk e ka kryer pelegrinazhin dhe gjithashtu e pi ujin rehat? Sigurisht që ata nuk janë të krahasueshëm. Uji i zemzemit është për çdo gjë që synohet me pirjen e tij atje.

Përgjigje: Ajo që unë kuptoj është se personi duhet të jetë i pranishëm aty në vend. Pra bëhet fjalë për atë që udhëton drejt xhamisë së shenjtë për haxh ose umre. Atje ka ndodhur kjo ngjarje (ky hadith).

Ndërsa që dikush ta sjell ujin e zemzemit dhe ti e pi atë rehat në vendin tënd duke shpresuar që Allahu të të japë dije ose të të shërojë, nuk mendoj se hadithi ka një kuptim kaq të gjerë.

A mund të krahasohet ai që udhëton për në xhaminë e shenjtë për haxh ose umre, qëndron atje, pi nga zemzemi dhe i lutet Allahut -tebarake ue teala-, me dikë që nuk e ka bërë këtë udhëtim dhe e pi ujin në vendin e tij?

Sigurisht që ata nuk mund të krahasohen.

Prandaj kuptimi i hadithit;

“Uji i zemzemit është për çdo gjë që synohet me pirjen e tij.”

Vlen për atë që e pi atë atje pranë burimit të zemzemit në Mekë.

 

Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)
Fataua Ebr-al-Hetif Ues-Sejarah (41)
Përktheu: Valdet Gashiwww.perlatmuslimane.com