Pyetja: “Burri është i çmendur, apo gruaja është e çmendur. A më lejohet mua ta mbaj atë grua të çmendur, apo t’i rri atij burri të çmendur? Nuk ka qenë, është bërë. Sepse, thjesht, në fillim s’e ke marrë [të tillë], ose ajo në ditën e parë nuk është bërë [e tillë].
Përgjigjja është: Varet nga rangu i çmendurisë së tij, apo të saj. Kështu që ka burra të cilët janë të çmendur, por janë të urtë, të prejshëm, të qetë. Nuk bëjnë zullum. Nuk bëjnë zullum, vetëm se kontrollin nuk e kanë. Kontrollin nuk e kanë. A i njeh? I njeh evlatët (fëmijët) e vet, e njeh gruan e vet. I njeh. Po… nuk ka kontroll, nuk di. Si fëmijë i vogël që nuk di.
Tani, në këtë rast, nëse do të qëndrosh (të rrish), është e drejta jote, veçanërisht nëse ke fëmijë me të. Thua: ‘Po i bëhem kurban këtij burri, e këtyre fëmijëve po u rri’. Por, nëse burri është i vrazhdë, është i çmendur, është i dhunshëm i dhunshëm! ku rrezikohet jeta jote dhe e fëmijëve të tu, në këtë rast nuk ke të drejtë, nuk bën të qëndrosh (të rrish) me të.”
Hoxhë Dr. SHEFQET KRASNIQI




