Pyetje: A lejohet dhe a përfshihet në haram edhe ai person i cili blen, shet, bart me një fjalë, ndihmon në çfarëdo mënyre procesin e shitjes së mallit ose produkteve të skaduara?
Përgjigje: Nëse blerësi e blen produktin pa e ditur se i ka kaluar afati, ai nuk ka gjynah, por është viktimë e mashtrimit dhe e padrejtësisë.
Ndërsa ai që e shet, e reklamon apo ndihmon vetëdijshëm në tregtimin e mallit të skaduar, bën gjynah të madh. Çdo e ardhur apo pasuri që fitohet nga shitja e produkteve të tilla është haram.
/Hoxhë Kastriot Bardhi/




