Pyetja:
Nëna ime është 85 vjeç dhe ka një problem me urinimin; ajo nuk mund ta kontrollojë urinën, madje as gjatë namazit. Ajo gjithmonë i lan rrobat, vesh rroba të pastra dhe pastaj e fal namazin. Megjithatë, ndonjëherë kjo bëhet e vështirë për të. Cili është gjykimi në Islam për këtë rast të veçantë?

Përgjigjja:

Falënderimi i përsosur i takon Allahut, Zotit të botëve…

Nëse gjendja e nënës suaj është ashtu siç e keni përshkruar, atëherë ajo konsiderohet prej personave që kanë arsyetim të vlefshëm sheriatik. Për këtë arsye, ajo mund të marrë abdes pasi të hyjë koha e namazit, të vendosë një pecetë higjienike, mbrojtëse ose pelenë për të parandaluar përhapjen e papastërtisë dhe, me atë abdes, ta falë namazin farz, si dhe namazet vullnetare (nafile) që dëshiron njësoj si personi që vuan nga mosmbajtja e urinës ose nga një gjendje e ngjashme.

Sipas medhhebit maliki, ajo nuk është e obliguar të vendosë pecetë higjienike apo pelenë, nuk dëmtohet nga papastërtia që del prej saj dhe gjithashtu nuk është e obliguar të marrë abdes sërish pasi të ketë hyrë koha e namazit. Nëse ka nevojë dhe zbatimi i qëndrimit të shumicës së dijetarëve i shkakton vështirësi, ajo mund të marrë lehtësimin e qëndrimit të medhhebit maliki.

Allahu e di më së miri.

 

Burimi: islamweb.net / Solli në gjuhën shqipe pergjigje.net