Pyetja: Jam një 16-vjeçar musliman që jetoj në Perëndim dhe vërtet po përpiqem të afrohem sa më shumë me Allahun. Sinqerisht e kam ndryshuar jetën time dhe i kam shtuar përpjekjet e mia kundër së keqes, ndërsa edhe familja ime ka filluar të falet. Por kemi filluar të përjetojmë disa gjëra, si për shembull dy herë na është ngjitur çamçakëz në makinën tonë dhe vetëm sot babai im gjeti një mi të ngordhur, me qafën e prerë dhe gjak në anën e dritares. Nuk jemi të sigurt nëse kjo është sihër apo ndonjë lloj magjie e zezë. Ju lutemi, na ndihmoni.

Përgjigjja: Të gjitha lavdërimet e përsosura i takojnë Allahut…

Falënderimi i takon Allahut që ju ka udhëzuar. E lusim Atë t’ju japë më tej sukses dhe udhëzim.

Gjërat që përmendët duken të jenë gjëra të zakonshme që natyrshëm u ndodhin shumë njerëzve. Prandaj, këshilla jonë për ju është të mos u kushtoni vëmendje dhe të mos shqetësoheni për to, si dhe të mos i hapni derën mendimeve obsesive se mund të jeni prekur nga sihri ose diçka e ngjashme, sepse kjo mund të jetë shumë e dëmshme.

Përkundrazi, bëjeni zakon të bëni dua dhe të kryeni rukje për veten tuaj dhe për ata që i doni. Rukja është e dobishme për sëmundjet, sihrin dhe fatkeqësi të tjera, pavarësisht nëse ato tashmë kanë ndodhur apo ende nuk kanë ndodhur.

Allahu e di më së miri.

Burimi: islamweb.net  / Solli në gjuhën shqipe pergjigje.net