Pyetje: Cili është gjykimi për të bërë rukje kundër syrit të keq?
Përgjigje: Profeti ﷺ na ka mësuar që çdo mëngjes dhe mbrëmje të themi:
أعوذُ بِكَلِمَاتِ اللهِ التَّامَّةِ مِنْ كُل شَيْطَانٍ وَهَامَّةٍ وَمِنْ كُلِّ عَيْنٍ لامَّةٍ
” Kërkoj mbrojtje me fjalët e përsosura të Allahut prej së keqes së çdo shejtani dhe kafshe që vret me helmin e saj, dhe prej të keqes së çdo syri të keq!” [Transmeton Buhariu (3371).]
Khaulah bint Hakim rrëfeu se e ka dëgjuar të dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë:
“Ai që ndalet në ndonjë vend dhe thotë:
أَعُوذُ بِكَلِمَاتِ الله التامَّاتِ من شَرِّ مَا خَلَقَ
”Kërkoj mbrojtje me fjalët e përsosura të Allahut nga e keqja që ka krijuar.”.nuk do t’i bëj dëm asgjë derisa të largohet nga ai vend.”[Transmeton Muslimi (2708).]
Profeti ﷺ ka thënë:
أعُوذُ بِكَلِمَـاتِ اللـهِ التَّامَّاتِ، الَّتِي لا يُجَاوِزُهُنَّ بَرٌّ وَلَا فَاجِرٌ مِنْ شَرِّ مَا خَلَقَ، وبَرَأَ وذَرَأ، وَمِنْ شَرِّ مَا يَنْزِلُ مِنَ السَّمَاءِ، وَمِنْ شَرِّ مَا يَعْرُجُ فِيهَا، وَمِنْ شَرِّ مَا ذَرَأَ فِي الأرْضِ، وَمِنْ شَرِّ مَا يَخْرُجُ مِنْهَا، وَمِنْ شَرِّ فِتَنِ اللَّيْلِ والنَّهَارِ، ومِنْ شَرِّ كُلِّ طَارِقٍ إلاَّ طَارِقاً يَطْرُقُ بِخَيْرٍ يَارَحْمـنُ
“Kërkoj mbrojtje me fjalët e përsosura të Allahut, të cilat nuk i kalojnë dot, as të devotshmit e as të shtururit, nga e keqja e gjithçkaje që Ai ka krijuar, formuar dhe ka shpërndarë (shumuar), nga e keqja e asaj që zbret nga qielli dhe nga e keqja e asaj që ngjitet në të, nga e keqja e çdo krijese që Ai ka krijuar në sipërfaqen e tokës dhe nga e keqja e asaj që del prej saj, nga e keqja e sprovave të natës dhe të ditës, dhe nga e keqja e çdo ndodhie, përveç një ndodhie që vjen me të mirë. O i Gjithëmëshirshëm!”
Transmeton Ahmedi (3/419). Autentik sipas Albanit në “Sahih-ul-Xhami (74)”.
Uthman bin Affani -radijAllahu anhu- rrëfeu se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
Kush e thotë këtë lutje tri herë kur të gdhijë dhe tri herë kur të ngryset, atij nuk do t’i bëjë dëm asgjë:
بِسْمِ اللهِ الَّذِي لاَ يَضُرُّ مَعَ اسْمِهِ شَيء في الأرْضِ وَلاَ في السَّمَاءِ وَهُوَ السَّمِيعُ العَلِيمُ
”Kërkoj mbrojtje me emrin e Allahut kundër (çdo shejtani dhe kundër çdo të keqe). Me përmendjen e këtij emri, asgjë në tokë dhe asnjë fatkeqësi që zbret nga qielli nuk mundet të dëmtojë. Ai është Dëgjuesi dhe i Gjithëdituri.”
Transmeton Tirmidhi (3/419) i cili tha se hadithi është i mirë dhe autentik.
Ai që i lexon këto lutje, me lejen e Allahut, nuk do ta godasë syri i keq.
Alameh Ahmed bin Jahja En-Nexhmij (v. 1429)
Ue enne hadha Sirati Mustakima, fq. 175-176
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com




