Pyetja:

Namazet që na kanë mbetur pa falur gjatë tërë vitit kam dëgjuar se duhet t’i falim në natën e Kadrit, a është e vërtetë kjo? Dhe nëse po, si duhet ta bëjmë nijet?

***

Përgjigjja:

Jo, nuk është e vërtetë se gjatë natës së Kadrit duhet falur namazet e një viti. Një gjë e tillë madje është e pamundur të arrihet në kohë. As në vitin e kaluar nuk keni vepruar mirë. Çdo namaz duhet falur në kohën e vet e jo të tubohen namazet e tërë ditës e të falen gjatë natës, qoftë ajo edhe nata e Kadrit. Islami nuk mbahet vetëm natën e madhe të Kadrit, por kërkohet gjatë tërë vitit që të jeni respektuese e fesë dhe obligimeve të Allahut. Nata e Kadrit atëherë do të ju mundësonte të arrinit shpërblime më të mëdha, por në të kundërtën është e papranuar që vetëm gjatë asaj nate të faleni dhe ta keni vendin aty ku mund ta kenë ata që falen gjatë gjithë kohës. Filloni me të praktikuarit e faljes së pesë kohëve dhe mos u vono se bëhet vonë, dhe ndoshta nuk mbetet kohë për t’u penduar!

Allahu e di më së miri!

Muhamed Dërmaku