Pyetja:

A mund të kurorëzohesh në xhami por pa qenë babai i vajzës, a pranohet kjo? Dhe a është më mirë të martohemi në muajin shtator sipas fesë?

***

Përgjigjja:

Kurorëzimi mund të bëhet në xhami dhe është i plotfuqishëm edhe nëse nuk prezanton babai i vajzës. Me rëndësi është që babai i vajzës të jetë i pajtimit që vajza e tij të kurorëzohet me atë djalë, e nuk është vet prezantimi i tij. Nëse ai refuzon, pa marrë parasysh se është prezent apo jo babai, ta japë vajzën për atë djalë, që vajza kurorëzohet me të, atëherë ai kurorëzim është i pakonsideruar dhe i papranuar. Martesa nuk ka lidhje se në cilin muaj kryhet. Çështja e martesës është e lirë dhe nuk kufizohet me ndonjë muaj të caktuar. Martesa ndalohet për haxhiun ditëve të haxhillëkut.

Allahu e di më së miri!

Muhamed Dërmaku