Pyetja:

Fali pesë kohët e namazit por ndonjëherë nuk mundem të falem menjëherë pas ezanit për shkak të punëve në shtëpi dhe rreth fëmijëve. Dua ta di a është namaz i vonuar apo është në rregull?

***

Përgjigjja:

Allahu i Madhëruar në Kuran ka thënë: “namazi është obligim (për kohë) i caktuar për besimtarët.” (Nisa: 103) Nëse namazi falet brenda kohës së tij, konsiderohet i falur me kohë edhe nëse vonohet pak nga koha e ezanit. Ajo që nuk bën të lëshohet në këtë rast është vonimi i tepërt sa mund t’i dalë koha dhe në atë rast myslimani do të ishte mëkatar. P. Sh. Nëse dreka hyn në ora 13:00, kurse ikindia në ora 16:00. Në këtë rast dreka do të mund të falet kurdo brenda kësaj kohe (pra fill në 13:00, mund të falet në 14:00 në 15:00 e deri afër orës 16:00) duke mos lejuar që ajo të shtyhet deri në ora 16 pasi atëherë del koha e drekës dhe hyn koha e ikindisë.

Allahu e di më së miri!

Muhamed Dërmaku