Pyetja:
A bën femra të falet kur lyen fytyrë me krem gjatë ditës?
***
Përgjigjja:
Kjo pyetje kërkon përgjigje në dy drejtime:
E para: Nëse kremi është nga ato lloje që pengon arritjen e ujit në lëkurë, duhet që kremi të lahet dhe të hiqet kur të marrësh abdes, sepse përndryshe abdesi nuk flen dhe rrjedhimisht edhe namazi.
E dyta: Nuk i lejohet muslimanes që të vendosë krem në fytyrën e saj kur del jashtë shtëpisë së saj, sepse kjo është nga zbukurimi që është e ndaluar shfaqja e tij. Allahu ka thënë:
“… Dhe të mos shfaqin stolitë e tyre, përveç atyre që janë të dukshme …” (Nur, 31)
Kurse vendosja e kremit në një ambient ku të shikon vetëm burri apo edhe të tjerët që nuk lejohet të martohesh me ta, s’ka problem dhe lejohet. Allahu e di më së miri.
Irfan Tota