Pyetja:
Unë jam njoftuar me një djalë gati qe një vit edhe jemi bashkë por nga familja ime nuk e din baba dhe nuk e dinë as prindërit e tij ngase ne dalim në mënyrë të fshehtë. Unë bëj namaz dhe s’po di se çka të bëj. Nuk dua ta humbi atë djalë se ne dashurohemi dhe kemi dëshirë të jemi gjithnjë bashkë.
***
Përgjigjja:
Motër, ju jeni ngutur që jeni njoftuar me atë djalë dhe keni gabuar që e keni bërë pa dijen e familjes suaj. Së pari duhet ta dini se dalja dhe të vetmuarit me djalë të huaj, pa pasur kontratë martesore është haram, gjë që duhet urgjentisht ta ndërpritni lidhjen me të dhe të pendoheni te Allahu për gjestin që e keni bërë deri më tani.
Nëse ju mendoni se është djalë i mirë dhe bën të martoheni për të, atëherë le ta kërkojë ai dorën tuaj te babai i juaj dhe legjitimojeni atë lidhje për të qenë me të bashkë gjatë tërë jetës suaj. Nëse ai nuk ju kërkon nga babai i juaj, bindu se dëshiron të luajë me ty e nuk synon bashkim serioz që kurorëzohet me martesë.
Allahu e di më së miri!
Muhamed Dërmaku