Pyetja:
Imami i xhamisë bën disa bidate, e kam këshilluar disa herë, mirëpo ai këmbëngul në bidatin e tij, a lejohet falja e namazit pas tij apo ta fali namazin në shtëpi?
***
Përgjigjja:
Nuk ka dyshim që mevludi është bidat (risi) në fe. Festimi i ditëlindjes së Pejgamberit ﷺ nuk ka bazë në fe, është vepër e shpikur. Edhe pse e urrejmë një vepër të tillë të imamit tuaj, porse nëse ai është imam i asaj xhamie, ti duhet ta falësh namazin pas tij, edhe pse ai bën bidat, siç është mevludi. Një gjë e tillë ty nuk ta ndalon të falesh pas këtij imami. Porse, ka bidate më të rënda se bidati i mevludit, bidate të cilat ia ndalojnë muslimanit faljen e namazit pas imamit të tillë.
Shejh Abdullah el Humejdi
Përktheu: Suad Shabani