Pyetja:

Dy tre fjalë rreth sqarimit të dispozitës së rruarjes dhe lëshimit të mjekrës?

***

Përgjigjja:

I Dërguari i Allahut, Muhamedi ﷺ, krijesa më e dashur tek Allahu, të cilin jemi të urdhëruar ta pasojmë dhe të kapemi fortë për sunetin dhe udhëzimet e tij , e ka lëshuar dhe bartur mjekrën (nuk e ka shkurtuar asnjëherë), andaj ne duhet ta pasojmë sunetin e tij, sepse Allahu na ka tërhequr vërejtjen nga kundërshtimi i pasimit të sunetit të tij.
Allahu i Madhëruar, ka thënë:
Le të kenë frikë (Allahun) ata që e kundërshtojnë urdhërin e tij (Muhamedit), që të mos i arrijë ndonjë sprovë ose që të mos i godas ata dënimi i dhembshëm.”
(Nur: 63).

Pra, mjerë për ata që rruajnë mjekrat e tyre, le ta dinë që janë në kundërshtim të plotë me sunetin e Muhamedit ﷺ le të kenë frikë se ka mundësi t’i kaplon dënimi dhe hidhërimi i Allahut.
Mjekra njëherit është shenjë e burrërisë, gjithashtu mjekra është bukuria e mashkullit, etj.
Të gjithë dijetarët kanë thënë se rruajtja e mjekrrës është haram, kurse kanë mendime të ndryshme rreth asaj se a lejohet shkurtimi i mjekrrës apo nuk lejohet.
Të gjitha hadithet kanë ardhur në mënyrë urdhërore rreth lëshimit të mjekrës.

Muhamedi ﷺ, ka thënë: “Shkurtoni mustaqet dhe lëshoni mjekrrat, kundërshtoni mexhusët.” [1]

Kundërshtoni mushrikët, shkurtoni mustaqet dhe lëshoni mjekrat.” [2]

Shkurtoni mustaqet dhe lëshoni mjekrrat. Me këtë veprim ju kundërshtoni Hebrenjët dhe Krishterët (Ehlul Kitabët).” [3]

Dhjetë gjëra janë prej natyrshmërisë, një ndër dhjetë prej tyre është: shkurtimi i mustaqeve dhe lëshimi i mjekrës.” [4]

Imam Islam Ibn Tejmije, rahimehullah, ka thënë:
”Ndalohet rruajtja e mjekrrës”.

Mirëpo, Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) nëse kryente haxhin apo umren e shkurtonte mjekrën deri në kabda (deri në një grusht), ky veprim lejohet vetëm nëse kryen haxhin apo umren, sipas veprimit të Ibn Omerit (përndryshe mjekrra nuk lejohet të shkurtohet në rastet tjera).
Kurse, mustaqet duhet të shkurtohen (e jo të rruhen tërësisht).

Shejh Abdullah el Humejdi
Përktheu nga arabishtja: Suad Shabani

———————–

[1] Buhariu dhe Muslimi
[2] Buhariu dhe Muslimi
[3] Muslimi, Ebu Dabudi, Tirmidhiu, Nesaiu dhe Ibn Maxhe
[4] Muslimi