Pyetja:
A lejohet bartja e zekatit nëpër vende të ndryshme, jashtë qytetit apo shtetit tim, duke e ditur se në vendin tjetër ka shumë të varfër që kanë nevojë?
***
Përgjigjja:
Po, një gjë e tillë lejohet ta veprosh. Por, të kesh kujdes gjatë dhënies së zekatit, mos harro se zekati i takon vetëm muslimanit dhe nëse ia jep dikujt tjetër i cili nuk është musliman, atëherë dije se një gjë e tillë nuk lejohet. Dhe nëse në qytetin tjetër ka njerëz që janë më nevojtarë se vendi ku jeton ti, atëherë lejohet që t’ua dhurosh zekatin atyre që janë jashta vendit tënd (që janë të varfër dhe musliman).
Shejh Abdullah El Humejdi
Përktheu: Suad Shabani