Pyetja:

A është prej sunetit leximi i sures el fatiha nga xhemati pas varrosjes së vdekurit?

***

Përgjigjja:

Ky veprim është nuk është prej sunetit, por është bidat (risi) i shpikur. Nëse do ishte leximi i fatihasë (elhamdulilahit) vepër e mirë dhe prej sunetit pas varrosjes së vdekurit, të parët tanë do të na paraprinin në veprimin e saj. Muhamedi ﷺ dhe shokët e tij, pas varrosjes së vdekurit asnjëherë nuk transmetohet se e kanë lexuar suren Fatiha për të vdekurin.
Ajo çka transmetohet prej tyre është varrosja e të vdekurit, bërja dua për të që Allahu t’ia falë mëkatet, mëshirojë, forcojë dhe lehtësojë çështjen që pason pas varrosjes.
Dhe gjëra të ngjajshme që transmetohen nga selefi. Njashtu lutje të ngjajshme bënte edhe Muhamedi ﷺ për të vdekurit, siç është rasti me varrosjen e Uthman Ibn Medh’unit radijAllahu anhu.

Shejh Abdullah El Humejdi

Përktheu: Suad Shabani